Silkakol Weiss

Llaq i gatshëm

Silkakol Weiss

Silkakol është ngjitës cilësor me bazë çimentoje, i modifikuar me polimer akrilik, për ngjitjen e blloqeve të lehta si siporeksi (AAC).

UDHËZIME PËR PËRDORIM

Blloqet e siporeksit duhet të jenë të pastra dhe pa pluhur në sipërfaqe. Materiali shtohet gradualisht në ujë të pastër, duke përzier me mikser me shpejtësi të ulët, deri në formimin e një mase homogjene. Përzierja lihet të pushojë për rreth 10 minuta dhe më pas përzihet sërish para aplikimit. Ngjitësi aplikohet mbi sipërfaqe me mistri metalike me dhëmbëzim, në mënyrë që të shpërndahet në mënyrë uniforme. Blloqet vendosen në pozicionin e dëshiruar dhe shtypen lehtë për të siguruar ngjitje të plotë.

FUSHAT E APLIKIMIT

Silkakol Weiss dhe Grau përdoren për fiksimin e blloqeve të siporeksit në ndërtimin e mureve të brendshme dhe të jashtme.

TË DHËNAT TEKNIKE

  • Ngjyra: e bardhë / gri
  • Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C
  • Trashësia e aplikimit: deri në 10 mm
  • Koha e punës në enë: të paktën 6 orë
  • Kërkesa për ujë: 6 – 8 L për 25 kg
  • Konsumi: afërsisht 13 kg për ndërtimin e 1 m³ muri me blloqe siporeksi

RUAJTJA

Afati i ruajtjes: 12 muaj nga data e prodhimit, nëse ruhet në paketimin origjinal, të pahapur, në ambiente të mbrojtura nga lagështia dhe ngricat.



Na kontaktoni


Na kontaktoni direkt në numrin e telefonit për informacione

+383 49 256 051

Ose na shkruani në e-mail në çdo kohë për çdo kërkesë që keni

[email protected]

Kliko dhe lidhu direkt me udhëzime se si ta gjeni lokacionin tonë

Shupkovc, Mitrovicë