Llaq i gatshëm
Silkakol është ngjitës cilësor me bazë çimentoje, i modifikuar me polimer akrilik, për ngjitjen e blloqeve të lehta si siporeksi (AAC).
UDHËZIME PËR PËRDORIM
Blloqet e siporeksit duhet të jenë të pastra dhe pa pluhur në sipërfaqe. Materiali shtohet gradualisht në ujë të pastër, duke përzier me mikser me shpejtësi të ulët, deri në formimin e një mase homogjene. Përzierja lihet të pushojë për rreth 10 minuta dhe më pas përzihet sërish para aplikimit. Ngjitësi aplikohet mbi sipërfaqe me mistri metalike me dhëmbëzim, në mënyrë që të shpërndahet në mënyrë uniforme. Blloqet vendosen në pozicionin e dëshiruar dhe shtypen lehtë për të siguruar ngjitje të plotë.
FUSHAT E APLIKIMIT
Silkakol Weiss dhe Grau përdoren për fiksimin e blloqeve të siporeksit në ndërtimin e mureve të brendshme dhe të jashtme.
TË DHËNAT TEKNIKE
RUAJTJA
Afati i ruajtjes: 12 muaj nga data e prodhimit, nëse ruhet në paketimin origjinal, të pahapur, në ambiente të mbrojtura nga lagështia dhe ngricat.