Profi Weiss
 

A

Bardhësi maksimale

B

Bardhësi mesatare

Ngjyrë e mbrendshme

Profi Weiss

15 kg

5 kg

KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME

Ngjyrë ujore me emulsion të rezinave cilësore dhe aditivë të përzgjedhur, që ofrojnë cilësi të shkëlqyera për përdorim në ambiente të brendshme si dhoma gjumi, dhoma fëmijësh, ambiente ndenjeje, hapësira pune dhe korridore. Krijon mbulim të bukur, rezistent dhe higjienik. Mundëson formulimin e një game të gjerë ngjyrash sipas dëshirës. Ka mbulueshmëri të lartë në sipërfaqe suva, të patinuara ose jo, gips, beton etj., duke siguruar përfundim estetik dhe të njëtrajtshëm.Rezistente ndaj konsumimit të zakonshëm. Me mundësi pastrimi.

KUSHTET E PUNËS

  • Temperatura e punës: 10 – 35°C
  • Lagështia relative e ajrit: 50 – 70%
  • Mjetet e aplikimit: furçë ose rul
  • Hollimi: Dora e parë hollohet me 10 – 15% ujë të pastër, ndërsa dora e dytë me 10 – 12%.
  • Koha e tharjes (në 25°C dhe 50% lagështi relative):
  • Dora e parë: 2 – 3 orë
  • Dora e dytë: 4 – 6 orë

UDHËZIME PËR APLIKIM

Për të realizuar një lyerje të përsosur: Sipërfaqet duhet të jenë të thata, të pastra, pa ndotje, njolla ose myk dhe pa dëmtime strukturore. Sipërfaqja trajtohet paraprakisht me Bazë-Grund Bunjamini, të holluar me ujë, përpara aplikimit të bojës. Sipërfaqet e vjetra ose të dëmtuara duhet të riparohen dhe të trajtohen me Bazë-Grund Bunjamini, më pas të lyhen me bojë.

AFTËSIA MBULUESE

  • Suva e zakonshme: 5 – 5.5 m²/kg
  • Sipërfaqe e patinuar: 10 – 12 m²/kg

RUAJTJA

Produkti ruhet në temperaturë 5 – 35°C dhe larg rrezeve direkte të diellit.

 



Na kontaktoni


Na kontaktoni direkt në numrin e telefonit për informacione

+383 49 256 051

Ose na shkruani në e-mail në çdo kohë për çdo kërkesë që keni

[email protected]

Kliko dhe lidhu direkt me udhëzime se si ta gjeni lokacionin tonë

Shupkovc, Mitrovicë