Premium Weiss

A

Bardhësi maksimale

B

Bardhëzi mesatare

Ngjyrë e mbrendshme

Premium Weiss

20 kg

Ngjyrë e lëngshme me emulsion të rezinave cilësore dhe aditivë të përzgjedhur, që ofrojnë cilësi të shkëlqyera për përdorim në ambiente të brendshme si dhoma gjumi, dhoma fëmijësh, ambiente ndenjeje, hapësira pune dhe korridore. Krijon mbulim të shkëlqyer, rezistent dhe ekologjik. Mundëson formulimin e një game të gjerë ngjyrash sipas dëshirës. Ka mbulueshmëri të lartë në sipërfaqe suva, të patinuara ose jo, gips, beton etj., duke siguruar përfundim estetik dhe të njëtrajtshëm. Rezistente ndaj konsumimit të zakonshëm. Nuk lejon krijimin e mykut.  Lejon frymëmarrjen e mureve.

UDHËZIME PËR APLIKIM

Për të realizuar një lyerje të përsosur, duhet që: Sipërfaqet të jenë të thata, të pastra, pa ndotje, njolla ose myk dhe pa dëmtime strukturore. Sipërfaqja të trajtohet paraprakisht me astar Bazë-Grund Bunjamini, të holluar me ujë, përpara aplikimit të bojës. Sipërfaqet e vjetra ose të dëmtuara duhet të riparohen dhe të trajtohen me Bazë-Grund Bunjamini, më pas të lyhen me bojë.

KUSHTET E PUNËS

  • Temperatura e punës: 10 – 35°C
  • Lagështia relative e ajrit: 50 – 70%
  • Mjetet e aplikimit: furçë ose rul
  • Hollimi: Dora e parë hollohet me 12 – 15% ujë të pastër, ndërsa dora e dytë me 10 – 12%.
  • Koha e tharjes (në 25°C dhe 50% lagështi relative):
  • Dora e parë: 2 – 3 orë
  • Dora e dytë: 4 – 6 orë

AFTËSIA MBULUESE

  • Suva e zakonshme: 4 – 5 m²/kg
  • Sipërfaqe e patinuar: 10 – 13 m²/kg


Na kontaktoni


Na kontaktoni direkt në numrin e telefonit për informacione

+383 49 256 051

Ose na shkruani në e-mail në çdo kohë për çdo kërkesë që keni

[email protected]

Kliko dhe lidhu direkt me udhëzime se si ta gjeni lokacionin tonë

Shupkovc, Mitrovicë