Hidroizolim 2K

Hidroizolues

Hidroizolim 2K

Hidroizolim 2K është izolues dy-komponentësh. Komponenti A është në formë pluhuri, ndërsa Komponenti B në formë lëngu. Të përzier së bashku formojnë një masë izoluese me aftësi shumë të mirë ngjitëse, e cila pas tharjes krijon membranë elastike të papërshkueshme nga uji. I përshtatshëm për izolimin e hapësirave si banjo, bodrume, tarraca, etj.

UDHËZIME PËR PËRDORIM

  • Substrati duhet të jetë i pastër, pa pluhur, yndyrë apo mbetje të tjera.
  • Vrimat dhe çarjet duhet të mbushen dhe trajtohen para aplikimit.
  • Dy komponentët përzihen derisa të arrihet homogenizim i plotë.
  • Shtresa e parë aplikohet me furçë.
  • Shtresa e dytë aplikohet pas tharjes së shtresës së parë, duke siguruar mbulim të plotë të sipërfaqes dhe skajeve.
  • Sipërfaqja duhet të jetë e pastër dhe e përgatitur mirë për aplikim të përsosur.

PËRBËRJA DHE RAPORTI I PËRZIERJES

Komponenti A: pluhur gri – 15 kg
Komponenti B: lëng i bardhë – 5 kg

Raporti i përzierjes:

  • 1 kg Komponent A
  • 320 g Komponent B

Mund të shtohet ujë sipas nevojës (deri në 1 L), në varësi të kushteve të aplikimit.



Na kontaktoni


Na kontaktoni direkt në numrin e telefonit për informacione

+383 49 256 051

Ose na shkruani në e-mail në çdo kohë për çdo kërkesë që keni

[email protected]

Kliko dhe lidhu direkt me udhëzime se si ta gjeni lokacionin tonë

Shupkovc, Mitrovicë