Fugë 1/2

Fugë

Fugë 1/2

Fugë Masa është produkt me bazë çimento, i prodhuar në ngjyra të ndryshme. Ngjyra përkatëse e produktit është e shënuar në paketim me shenjën “X”. Ofron rezistencë të lartë mekanike dhe stabilitet të qëndrueshëm të ngjyrës pas aplikimit. Rekomandohet për mbushjen e fugave të pllakave qeramike me gjerësi nga 1 mm deri në 10 mm. Produkt i prodhuar sipas standardit EN 13888.

PËRDORIMI DHE APLIKIMI

  • Sipërfaqja ku do të aplikohet fugë masa duhet të jetë plotësisht e pastër, pa pluhur, yndyrë apo mbetje të tjera.
  • Fugat e pllakave qeramike duhet të pastrohen paraprakisht me një leckë të njomë.
  • Fugë masës i shtohet ujë gradualisht duke e përzier me mikser derisa të arrihet një masë homogjene.
  • Masa lihet të pushojë rreth 10 minuta dhe më pas përzihet përsëri përpara aplikimit.
  • Aplikimi bëhet mbi pllakat qeramike me një vegël gome (spatulë gome), duke lëvizur në drejtim diagonal ndaj fugave për të siguruar mbushje të plotë dhe për të shmangur zbrazëtitë.

Pas aplikimit, materiali i tepërt hiqet nga sipërfaqja e pllakave me një leckë të thatë ose sfungjer të lagur, duke u kujdesur që fuga të mos dëmtohet.

AVANTAZHET

  • Rezistencë e lartë ndaj konsumit dhe stresit mekanik
  • Qëndrueshmëri e mirë ndaj lagështisë
  • Stabilitet i ngjyrës pas tharjes
  • Aplikim i lehtë dhe punueshmëri e mirë

 



Na kontaktoni


Na kontaktoni direkt në numrin e telefonit për informacione

+383 49 256 051

Ose na shkruani në e-mail në çdo kohë për çdo kërkesë që keni

[email protected]

Kliko dhe lidhu direkt me udhëzime se si ta gjeni lokacionin tonë

Shupkovc, Mitrovicë