Fasada Full

1.0mm

1.5mm

2.0 mm

fasadË e akrilike

Fasada Full

25 kg

Përdoret për dekorimin e sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme. Pas forcimit krijon një shtresë dekorative dhe të qëndrueshme. Rezistente ndaj kushteve atmosferike (reshjeve, temperaturave të larta dhe të ulëta), si dhe ndaj goditjeve mekanike. Me aftësi difuzioni (lejon frymëmarrjen e sipërfaqes). Elastike. Ekologjike. Mundëson formulimin e një game të gjerë ngjyrash sipas dëshirës.

AFTËSIA MBULUESE

  • Suva e zakonshme: 7 – 9 m² / 25 kg
  • Aftësia mbuluese varet nga lloji dhe gjendja e sipërfaqes ku aplikohet.

UDHËZIME PËR APLIKIM

Për të realizuar një aplikim të përsosur, duhet që:

  • Sipërfaqet të jenë të thata, të pastra, pa ndotje, njolla ose myk dhe pa dëmtime strukturore.
  • Sipërfaqja të trajtohet paraprakisht me Bazë-Grund Bunjamini, të holluar me ujë (20%), përpara aplikimit të fasadës.
  • Sipërfaqet e vjetra ose të dëmtuara të riparohen dhe të trajtohen me Bazë-Grund Bunjamini, më pas të aplikohen me fasadë.
  • Shtrirja të bëhet me rrafshuese inox, ndërsa strukturimi të realizohet me rrafshuese plastike (lëvizje rrethore).

RUAJTJA

Produkti duhet të ruhet larg nxehtësisë, rrezeve direkte të diellit dhe ngricave.



Na kontaktoni


Na kontaktoni direkt në numrin e telefonit për informacione

+383 49 256 051

Ose na shkruani në e-mail në çdo kohë për çdo kërkesë që keni

[email protected]

Kliko dhe lidhu direkt me udhëzime se si ta gjeni lokacionin tonë

Shupkovc, Mitrovicë