Eurotop Finish

Glet për mure

Eurotop Finish

Euro Top Finish është material i bardhë me granulometri shumë të imët, me bazë çimento. Pas përzierjes me ujë formon një masë në formë paste me punueshmëri të lartë, e përshtatshme për trajtimin dhe përfundimin e mureve të brendshme. Përdoret për stukimin dhe rrafshimin final të sipërfaqeve të brendshme, të cilat më pas mund të lyhen me bojë ose të mbulohen me shtresa të tjera dekorative. I përshtatshëm për sipërfaqe betoni dhe llaçe me bazë çimento.

UDHËZIME PËR PËRDORIM

  • Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, pa pluhur, yndyrë apo mbetje të tjera.
  • Rekomandohet trajtimi paraprak i sipërfaqes me Bunjamini Glatt Grund para aplikimit.
  • Euro Top Finish përzihet me ujë të pastër duke përdorur mikser me shpejtësi të ulët, derisa të arrihet një masë homogjene dhe e punueshme.
  • Aplikimi bëhet me mistri metalike në dy shtresa.
  • Shtresa e dytë aplikohet pasi shtresa e parë të jetë tharë (rreth 2–3 orë).

TË DHËNAT TEKNIKE

  • Ngjyra: e bardhë
  • Kërkesa për ujë: 6 – 8 L për 25 kg
  • Koha e tharjes: rreth 4 orë në 23°C
  • Konsumi: rreth 1.1 kg/m²

RUAJTJA

Afati i ruajtjes: 12 muaj nga data e prodhimit, në paketim origjinal, të paprekur, në ambiente të mbrojtura nga lagështia dhe ngricat.

 



Na kontaktoni


Na kontaktoni direkt në numrin e telefonit për informacione

+383 49 256 051

Ose na shkruani në e-mail në çdo kohë për çdo kërkesë që keni

[email protected]

Kliko dhe lidhu direkt me udhëzime se si ta gjeni lokacionin tonë

Shupkovc, Mitrovicë