Eurokol i bardhë

Masë rrafshuese

Eurokol

Eurokol Rrafshues është masë rrafshuese me granulometri të imët, me bazë çimento, e modifikuar me rezina akrilike, për aplikim në ambiente të brendshme.I përshtatshëm për:

  • Rrafshimin e sipërfaqeve të mureve
  • Mbushjen e plasaritjeve
  • Mbulimin e çarjeve dhe defekteve sipërfaqësore
  • Ofron sipërfaqe të lëmuar dhe të gatshme për lyerje.

UDHËZIME PËR PËRDORIM

  • Substrati duhet të jetë i qëndrueshëm, i pastër, pa pluhur, yndyrë apo mbetje të tjera.
  • Eurokol Rrafshues shtohet gradualisht në ujë të pastër duke përzier vazhdimisht me përzierës elektrik deri sa të arrihet një masë homogjene dhe kremoze.
  • Masa lihet të pushojë rreth 10 minuta dhe më pas përzihet përsëri përpara përdorimit.
  • Aplikimi bëhet me mistri metalike në shtresa të njëtrajtshme.

TË DHËNAT TEKNIKE

  • Ngjyra: e bardhë
  • Koha e ngrirjes: 4 – 7 orë
  • Kërkesa për ujë: 6 – 8 L për 25 kg
  • Konsumi: rreth 1.5 kg/m²

RUAJTJA

Afati i ruajtjes: 12 muaj nga data e prodhimit, në paketim origjinal, të paprekur, në ambiente të mbrojtura nga lagështia dhe ngricat.



Na kontaktoni


Na kontaktoni direkt në numrin e telefonit për informacione

+383 49 256 051

Ose na shkruani në e-mail në çdo kohë për çdo kërkesë që keni

[email protected]

Kliko dhe lidhu direkt me udhëzime se si ta gjeni lokacionin tonë

Shupkovc, Mitrovicë