Eurofasadë Full

Fasadë Minerale

Eurofasade Full

1.0 mm

1.5 mm

2.0mm

Eurofasadë Full është produkt i parapërzier, me kokrriza 1 mm, 1.5 mm ose 2 mm, i përforcuar me rezinë. Ofron rezistencë të lartë ndaj thithjes së ujit. Lejon frymëmarrjen e sipërfaqes (aftësi difuzioni). I përshtatshëm për aplikim në ambiente të brendshme dhe të jashtme. Aplikim i lehtë.

UDHËZIME PËR PËRDORIM

Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, pa mbetje materialesh, yndyrë apo pluhur. Para aplikimit të Eurofasadës, rekomandohet trajtimi i sipërfaqes me Bazë-Grund Bunjamini për të rregulluar thithjen dhe për të siguruar aplikim të njëtrajtshëm. Eurofasada përzihet me ujë të pastër (6 – 8 L për 25 kg) duke përzier vazhdimisht deri në arritjen e një mase homogjene. Aplikimi bëhet me mistri metalike. Strukturimi realizohet me mistri plastike, në drejtim horizontal ose rrethor, sipas efektit të dëshiruar.  Koha e punës varet nga temperatura dhe kushtet e ambientit. Lëmimi i sipërfaqes së punuar me letër zmerile mund të bëhet pas rreth 12 orësh.

TË DHËNAT TEKNIKE

Ngjyra: e bardhë
Granulacioni: 1 mm, 1.5 mm, 2 mm
Kërkesa për ujë: 6 – 8 L për 25 kg
Konsumi: 7 – 8 m² për thes (në varësi të granulacionit dhe sipërfaqes)

RUAJTJA

Afati i ruajtjes: 12 muaj nga data e prodhimit, nëse ruhet në paketimin origjinal, të pahapur, në ambiente të mbrojtura nga lagështia dhe ngricat.



Na kontaktoni


Na kontaktoni direkt në numrin e telefonit për informacione

+383 49 256 051

Ose na shkruani në e-mail në çdo kohë për çdo kërkesë që keni

[email protected]

Kliko dhe lidhu direkt me udhëzime se si ta gjeni lokacionin tonë

Shupkovc, Mitrovicë