25 kg
Ngjitës me bazë minerale për ngjitjen e pllakave të styroporit EPS. I testuar në bazë ETAG 004. Përdoret për ngjitjen e pllakave të styroporit EPS dhe pllakave të styrodurit XPS në sipërfaqe të ndryshme minerale. Po ashtu përdoret për ngjitjen e rrjetës para aplikimit të fasadës dekorative.
KARAKTERISTIKAT:
PËRDORIMI:
Për të arritur një aplikim të përsosur sipërfaqja punuese duhet të jetë e rrashët, e fortë, e pasur dhe pa pluhur. Masa duhet të përzihet mirë në ujë të pastër deri sa arrihet një masë homogjene Masa e përzier duhet të lihet 5 minuta dhe me pas të përzihet edhe njëherë mirë para përdorimit. Materiali që është ngurtësuar me parë nuk duhet të përdoret përsëri me përzierjen e ujit. Ngjitësi duhet të përzihet në një enë të pastër me përzierse adekuate. Ngjitësi të aplikohet me vegël adekuate. Më pas rrjeta të vendoset mbi ngjitës me shtrirje njëra mbi tjetrën me së paku 10cm. Rrjeta duhet të jetë e mbuluar me ngjitës me së paku 1mm (në vendet ku është e vendosur rrjeta mbi rrjete 0,5mm, maksimalisht 3mm). Temperatura e punës duhet të jetë +5 deri në +30°C, dhe thesi 25kg duhet të përzihet 6-7 litra ujë të pastër.