Bunjakol C2 i bardhë
The default text

Bunjakol C2 i bardhë

25 kg

KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME

Bunjakol C2 weiss dhe Bunjakol C2 grau janë ngjitësa për qeramikë me bazë çimento. Përdoret në ambiente të brendshme si edhe në ambiente të jashtme. Klasifikohet në kategorinë e ngjitësave C2. Është i përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të qeramikës në mure dhe dysheme, dhe në sipërfaqe të ndryshme si psh: prej betoni, tulle, llaçi etj. Rekomandohet për ambiente të brendshme dhe të jashtme, veçanërisht aty ku kërkohet rezistencë dhe elasticitet i lartë. Sipërfaqja në të cilën aplikohet Bunjakol C2 duhet të jetë e pastër nga materialet e ndryshme, pa pluhur dhe mbetje.

UDHËZIME PËRDORIMI 

Bunjakol C2 hidhet ngadalë në ujë duke e përzier vazhdimisht deri sa të arrihet një masë homogjene. Rekomandohet të përdoret një mikser elektrik. Përzierja duhet lënë në qetësi për 10 minuta, dhe më pas duhet përzier edhe një herë për një kohë të shkurtër. Pllakat e qeramikës duhet të shtrohen në sipërfaqe duke përdorur vegël dhëmbëzore, në mënyrë që ngjitësi të shtrihet njëtrajtësisht në të gjithë sipërfaqen.

TË DHËNAT TEKNIKE

Ngjyra: E BARDHË / E HIRTË
Koha e tharjes në kovë: TË PAKTËN 30 MINUTA
Temperatura e punës: +5 DERI +35°C
Kërkesa për ujë: 6-8L PËR 25KG
Konsumi: 2-4KG PËR m2, NË VARËSI TË SIPËRFAQES

RUAJTJA

Produkti ka afat 12 muaj prej datës së prodhimit, nëse është ruajtur në paketimin origjinal dhe jo të hapur. Duhet të ruhet në vende të mbrojtura nga lagështia dhe ngricat.



Na kontaktoni


Na kontaktoni direkt në numrin e telefonit për informacione

+383 49 256 051

Ose na shkruani në e-mail në çdo kohë për çdo kërkesë që keni

[email protected]

Kliko dhe lidhu direkt me udhëzime se si ta gjeni lokacionin tonë

Shupkovc, Mitrovicë