25 kg
KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME
Bunjakol C1 weiss dhe Bunjakol C1 grau janë ngjitësa për qeramikë me bazë çimento. Përdoret në ambiente të brendshme, veçanërisht atje ku kërkohet rezistencë dhe elasticitet. Klasifikohet në kategorinë e ngjitësave C1.
Është i përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të qeramikës në mure dhe dysheme, dhe në sipërfaqet e ndryshme si psh: prej betoni, tulle, llaçi etj, në ambiente të brendshme.
Sipërfaqja në të cilën aplikohet Bunjakol C1 duhet të jetë e pastër nga materialet e ndryshme, pa pluhur dhe mbetje. Rekomandohet njomja e substratit para aplikimit.
UDHËZIME PËRDORIMI
Bunjakol hidhet ngadalë në ujë duke e përzier vazhdimisht deri sa të arrihet një masë homogjene. Rekomandohet të përdoret një mikser elektrik. Përzierja duhet lënë në qetësi për 10 minuta, dhe më pas duhet përzier edhe njëherë për një kohë të shkurtër.
Pllakat e qeramikës duhet të shtrohen në sipërfaqe duke përdorur vegël dhëmbzore, në mënyrë që ngjitësi të shtrihet njëtrajtësisht në të gjithë sipërfaqen.
TË DHËNAT TEKNIKE
| Ngjyra: | E BARDHË / E HIRTË |
| Koha e tharjes në kovë: | TË PAKTËN 30 MINUTA |
| Temperatura e punës: | +5 DERI +35°C |
| Kërkesa për ujë: | 6-8L PËR 25KG |
| Konsumi: | 2-4KG PËR $M^2$, NË VARËSI TË SIPËRFAQES |
RUAJTJA
12 muaj prej datës së prodhimit, nqs është ruajtur në paketimin origjinal dhe jo të hapur, në vendet e mbrojtura nga lagështia dhe ngricat.