Betonkontakt

betonkontakt

Betonkontakt

Beton Kontakt është produkt që shërben si urë lidhëse speciale për suvatimin e sipërfaqeve të lëmuara dhe atyre prej betoni. Mund të përdoret edhe si Bazë-Grund. Përmirëson ngjitjen mekanike të llaçit, sidomos në sipërfaqe betoni, dhe siguron fortësi të njëtrajtshme. Hollohet me ujë. Ka forcë të lartë ngjitëse. I përshtatshëm për mure të brendshme dhe të jashtme. Zvogëlon aftësinë ujëthithëse të suportit. Neutralizon vlerën e pH.

AFTËSIA MBULUESE

  • 100 – 250 gr/m²
  • Konsumi varet nga lloji dhe thithshmëria e sipërfaqes.

UDHËZIME PËR APLIKIM

  • Sipërfaqet duhet të jenë të pastra, pa pluhur, ndotje apo njolla.
  • Në rast përdorimi si urë lidhëse, Beton Kontakt mund të hollohet me 10 – 20% ujë, në varësi të sipërfaqes që do të lyhet, dhe duhet të përzihet mirë.
  • Nëse përdoret si primer para aplikimit të suvasë, përzihet me 5 – 8% ujë.
  • Aplikimi bëhet me furçë ose rul.
  • Temperatura e punës: 5 – 35°C.

RUAJTJA

  • Produkti ruhet në temperaturë 5 – 35°C dhe larg rrezeve të diellit.

 



Na kontaktoni


Na kontaktoni direkt në numrin e telefonit për informacione

+383 49 256 051

Ose na shkruani në e-mail në çdo kohë për çdo kërkesë që keni

[email protected]

Kliko dhe lidhu direkt me udhëzime se si ta gjeni lokacionin tonë

Shupkovc, Mitrovicë