Pika Bunjamini

BUNJAMINI PIKA

Loja shpërblyese nga kompania Bunjamini, më poshtë si loja ‘Pika Bunjamini’ është mjet për shpërblimin e konsumatorëve të që blejnë/përdorin produktet tona. Loja realizohet online dhe monitorohet nga admninistratorët e kompanisë Bunjamini.

SI TË FITOJ PIKË

Pjesëmarrja është shumë e thjeshtë, mjafon hapni faqen pika.punjamini.com ose ti shkarkoni aplikacionet tona dhe ta skanoni kodin në etiketën gërvishëse dhe plotësoni të dhënat e kërkuara dhe kështu krijohet llogaria juaj në pika.bunjamini.com. Pastaj çdo produkt që e blini nga Bunjamini, e posedon etiketën gërvishëse me pikët përkatëse.
Nëse keni probleme me QR kodin, atëherë hapni faqen pika.bunjamini.com (regjistrohu ose hape llogarinë tënde) dhe kliko “Shto pikë”. Pastaj kliko “Sheno kodin manualisht”. Pasi ta keni plotësuar kodin 8 shifrorë dhe të klikoni “Vazhdo” ju do ti pranoni pikët në llogarinë tuaj në sistemin e pikëve pika.bunjamini.com.

Gjithashtu aty mund ta gjeni edhe katalogun e dhuratave të cilat mund ti kërkoni. Pas kërkesës për dhuratë, ajo ju arrinë brenda 7 deri 10 ditë nga koha porosisë.

DHURATAT
Ju mund të kërkoni dhuratë nga katalogu i dhuratave që ndodhet në ballinë ose në menynë pranë emrit tuaj në pjesën e lartë djathtas.
Pasi ta keni hapur listen e shpërblimeve, ju mund ta klikoni shpërblimin që dëshironi. Nëse keni pike të mjaftueshme, ju mund ta porositni shpërblimin duke klikuar ‘Porosit Tani’

LLOGARIA IME

Ju mund të çaseni në llogarinë tuaj dhe ti menaxhoni të dhënat tuaja në menynë pranë emrit tuaj në pjesën e lartë djathtas.

NDIHMË

Për ndihmë ose informacione shtesë na kontaktoni në numrin kujdestar për klinet: +383 49 300 193 ose në email: [email protected]